Fernado Torres do të jetë trajneri i Atletico Madrid për moshat U-19. Lajmi bëhet me dije përmes kanalit zyrtar të spanjollëve ku thuhet se ish-sulmuesi është kthyer në shtëpi, por këtë herë i “graduar”. Një nga lojtarët që ka kontribuar për shumë vite për madrilenët, së fundmi do të japë kontributin e tij në fushën e trajningut.
37-vjeçari është formuar si lojtar me Atleticon, skuadër me të cilën shkëlqeu dhe u promovua. Më vonë provoi të luante për ekipe të mëdha si Liverpool, Chelsea dhe Milan. Në sezonin 2014-2015 u rikthye sërish te Atletico, skuadër me të cilën luajti për katër sezone.