
Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane Ka shënuar 19 gola në Premier League, po aq sa Lukaku i Everton dhe kryesojnë së bashku listën e golashnuesve në Angli.
23-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa në një prononcim për "Easports.com" ai ka rrëfyer një sekret të vogël: "Dieta ime në fakt ka ndryshuar pak që nga janari, sepse kam marrë një kuzhinier të ri. Jam duke përdorur një dietë që të më ndihmojë të bie pak në peshë dhe të jem më i shpejtë", tha Kane.
Por, a është vërtetë dieta që po përdor sulmuesi anglez, sekreti i formës së shkëlqyer që ai po kalon?!
Poll