
Tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme me Realin. Argjentinasi u ndal tek braziliani i madrilenëve Vinicius: “Unë mendoj se rritja e tij ka qenë e madhe, ata kanë vënë një bast të madh me të, ai i përmirëson numrat e tij vit pas viti dhe është në një moment të jashtëzakonshëm”, thotë trajneri argjentinas.
Distanca prej dhjetë pikësh? Shikojmë ndeshje pas ndeshjeje, jemi në një moment të mirë
Kaosi te Barcelona? Asgjë nuk dihet, shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull sepse të gjithëve na pëlqen të konkurrojmë me të njëjtat mundësi.
Festë për tifozët? Ka sezone në të cilat ne luftojmë për të fituar diçka dhe të tjera në të cilat jemi larg. Ne duhet të arrijmë objektivat tona: kualifikimi në Champions League tani është nënvlerësuar. Kualifikimi dhe të qenit ndër më të mirët për 11 vjet, është e rëdnësishme të vazhdojmë të rritemi edhe ekonomikisht”.