Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Diego Costa drejt Kinës, pranon ofertën e Tianjin

Shkruar nga NEWSPORT
Diego Costa drejt Kinës, pranon ofertën e Tianjin

Me 19 gola në këtë sezon të Premier League, Diego Costa është golashënuesi më i mirë i Chelsea-it dhe po udhëheq, "Blutë e Londrës" drejt fitimit të titullit kampion në Angli.

Por ky që është drejt fundit me shumë gjasa do të jetë edhe sezoni i fundit i sulmuesit të kombëtares spanjolle me skuadrën e Antonio Contes. U përfol edhe në Janar për një largim të Diego Costës nga Chelsea drejt kampionatit kinez, por ajo që nuk u realizua me sukses në dimër pritet të zyrtarizohet në verë.

Mediat spanjolle zbulojnë se bomberi 28-vjecar ka firmosur një parakontratë me skuadrën e Tianjin Quanjian në kampionat kinez dhe në merkaton e ardhshme do ti bashkohet ekipit që drejtohet nga ish mbrojtësi i kombëtares italiane Fabio Cannavaro.

Diego Costa nga marrëveshja e re që do ta cojë atë në Kinë do të përfitojë plot 30 milionë Euro në sezon, ndërsa Chelsea nga shitja e sulmuesit me origjinë braziliane do të përfitojë rreth 90 milionë Euro, një shifër e konsiderueshme kjo për një lojtar 28-vjecar. Te Tianjin Quanjian, Diego Costa do të luajë përkrah, brazilianit Alexandre Pato dhe mesfushorit belg Axel Witsel të cilët zgjodhën ta vazhdojnë karrierën pikërisht në Lindjen e Largët.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga