
Diant Ramaj është përfolur shumë kohët e fundit pasi u shpreh se po pret kombëtaren e Gjermanisë dhe nuk e mendon Shqipërinë apo Kosovën. Por pas kësaj deklarate që bëri të “kryqëzohej” nga shqiptarët, Ramaj është “kritikuar” nga një gazetar holandez.
Valentijn Driessen, gazetari holandez ka folur për portierin pas ndeshjes që Ajax fitoi 2-1 përballë Bodo Glimt në Conference League. Ai shprehet se Ramaj nuk do të jetë kurrë një portier i madh për shkak se është tepër i shkurtër.
“Padyshim që portieri gjerman është deri më tani blerja më e mirë ne blerjen e këqija të bëra nga drejtori i shkarkuar, gjermani Mislintat. Megjithëse Ramaj nuk mund të fajohësohet për gjatësinë e tij. Fakti që ai është i shkurtër, është problem fizik dhe është thembra e tij e Akilit dhe nuk do ta lejojë që të jetë mes portierëve më të mirë në Europë. Goli i pësuar nga Bodo Glimt, një gjuajtje nga 20 metra… Ramajt i munguan pikërisht centimetrat”, është shprehur gazetari i De Telegraaf, Driessen.