Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Moto GP / Jorge Lorenzo habit me deklaratën e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Jorge Lorenzo, piloti spanjoll ka zhvilluar disa gara të dobëta në Moto GP, ndërsa sot ndodhet 24 pikë pas Marc Marquez që mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Në garën e zhvilluar në Holandë, ai u rendit i dhjeti, por mund të kishte përfunduar edhe në një vend jo të favorshëm, pasi lagështia e pistës për disa raste e vendosi atë të 18 në renditje gjatë garës.

[caption id="attachment_11047" align="alignleft" width="300"]Jorge Lorenzo në garë me Marc Marquez Jorge Lorenzo në garë me Marc Marquez[/caption]

“Nuk kam sferën e kristalit për të parë se çfarë do të ndodhë deri në fund. Por, në këto momente mund të them se Marquez është favorit, pasi ka 24 pikë avantazh. Nëse nuk zhvilloj më gara të tilla dhe fitoj shpesh, mund të dueloj për titull. Në garat e fundit situata u përkeqësua shumë, madje në Assen kalova fundjavën time më këtë keqe në Moto GP. Gomat po luajnë një rol vendimtar këtë sezon, por e shoh se do të jetë e vështirë të mundësh Marquez, që është më konstant”, tha Lorenzo, i cili sezonin e ardhshëm do të garojë për Ducat-in.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga