Një ditë e veçantë u shënua sot për kapitenin e këmbëtares së Polonisë Robert Lewandowski. Golashënuesi më i mirë i kombëtares ësht takuar ditën e sotme me legjendën e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko.
Gjatë kësaj periudhe trazirash mes Ukrainës dhe Rusisë, një ndër ndihmuesit më të mëdhenj për të prekurit nga lufta ka qenë Polonia, e cila ka pranuar refugjatë në masë për t’i strehuar. Shevchenko në fjalën e tij drejtuar Lewandowskit tha: "Ky shirit për mua simbolizon shumë emocione që lidhen me vendin tim. Ju falenderoj ju dhe gjithë kombin polak për mbështetjen e bashkatdhetarëve të mi”.
Robert Lewandowski në Twitter është shprehur duke thënë: “Ishte kënaqësi që ju njoha Andriy Shevchenko! Do të jetë një nder për mua të mbaj këtë shirit kapitenësh në ngjyrat e Ukrainës në Kupën e Botës".
Foto nga takimi: