
Silvija Sekacic, futbollistja e Zeljeznicar është dënuar përgjithmonë nga futbolli. Ajo dhunoi lojtaren e Mladostit, Adnu Ljubanoviç, veprim i cili tashmë i ka kushtuar shtrenjtë në karrierën futbollistike. "Goal.com" shkruan Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit të Bosnjës ka marrë vendimin drastik duke e përjashtuar përjetë nga futbolli. Për këtë ka reaguar edhe klubi i Mladostit, i cili shprehej i kënaqur me atë që kishte vendosur Komisioni i Disiplinës.
"Njerëzit si Silvija nuk kanë vend në futboll dhe meritojnë një përjashtim gjatë gjithë jetës", thuhej në njoftimin e Mladostit.
Poll