Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Dhuna në Athinë, reagon klubi grek: E paimagjinueshme, Dinamo dhe policia janë fajtorë

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuna në Athinë, reagon klubi grek: E paimagjinueshme, Dinamo dhe

AEK dhe Dinamo Zagreb do të zhvillonin mes tyre mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për turin e tretë të Champions League, pork y takim është anuluar.

Shkak për anulimin e tij është përplasja me vdekje mes tifozëve, ku një 29-vjeçar humbi jetën si dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa policia ka arrestuar 98 tifozë, ku mes tyre një shqiptarë.

Për këtë ngjarje mjaft të rëndë që ndodhi mes dy tifozerive në Athinë ka reaguar edhe klubi grek. Në takimin mes dy klubeve dhe UEFA-s, zyrtarët grekë janë larguar të irrituar, ndërsa akuzojnë Dinamon dhe Policinë si fajtorë të kësaj situate.

Sipas grekëve, skuadra kroate e dinte kalvarin e gjatë të tifozëve, pavarësisht se UEFA ua kishte ndaluar të ishin prezentë në këtë sfidë.

Drejtori i AEK-ut, Giorgos Kosmas theksoi se: “është e paimagjinueshme që ai të jetë në të njëjtin vend dhe të flasë me njerëz nga klubi i Zagrebit që dinin për karvanin e tifozëve të tyre, i cili erdhi pavarësisht ndalimit të UEFA-s.  Ata dinin gjithçka dhe e lejuan të ndodhte. Do të ishte e pamendueshme, e pahijshme dhe e pamoralshme të luhej një ndeshje pas vrasjes së një tifozi”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga