
Në Turqi mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një skenë dhune. Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca ka goditur me gusht arbitrin të FIFA-s, Halil Umut Meler pas barazimit 1 me 1 ndaj Rizespor. Sigurisht që kjo ngjarje ka bërë bujë në të gjitha botën.
Për këtë ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Kreu i FIFA-s ka theksuar se pa zyrtarët, lojtarët, arbitrat nuk ka futboll dhe në të tilla kushte kërkon rreptësisht siguri më të madhe.
“Pa zyrtarë ndeshjesh, nuk ka futboll. Arbitrat, lojtarët, tifozët dhe stafet duhet të jenë të sigurt për të shijuar lojën. U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet dhe të respektohet rreptësishtë në të gjitha nivelet”, ka deklaruar Infantino.