
Roberto Mancini bëri shumë zhurmë me dorëheqjen e tij nga kombëtarja italiane. Trajneri italian tashmë nuk do të rrijë shumë gjatë pa punë pasi ka gati kontratën te një tjetër kombëtare.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” bëhet me dije se Mancini është shumë afër kalimit te Arabia Saudite, teksa do të marrë në dorë “frenat” e kësaj kombëtareje. HGjithashtu bëhet me dije se është bërë gati kontrata 3-vjeçare për ish-timonierin e Italisë.
Për një sezon 58-vjeçari do të fitojë 25-30 milionë euro në sezon. Objektivi i Mancinit dhe stafit të tij do të jetë kualifikimi i Arabisë Saudite në Botërorin e 2026.
Poll