Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

DETAJET/ Shifra të çmendura në kontratën e shekullit, MBAPPE kthehet në faraon

Shkruar nga NEWSPORT
DETAJET/ Shifra të çmendura në kontratën e shekullit,

Rinovimi i Mbappe me PSG erdhi si një bombë për Real Madrid që kishte mbyllur gjithçka prej një viti me sulmuesin. Mbappe në fund preferoi të rinovonte por ky ndryshim i mendjes së francezt ka një arsye shumë të fortë. Kushtet e kontratës së re janë jashtë çdo lloj imagjinate dhe të pa para ndonjëherë në futboll.

Në tre vite të kontratës ai do të përfitojë 630 milion euro bruto. Paga sezonale është 72 milionë euro por bonuset janë ato që mbulojnë me ar francezin. Në momentin e nënshkrimit, PSG dhuroi një bonus prej 180 milionë euro vetëm për firmën e Mbappe ndërsa ka edhe tre bonuse të tjera në kontratë që lidhen me qëndrimin e tij në Francë.

Nëse Mbappe nuk largohet këtë verë, ai do të përfitojë 70 milionë euro të tjera. Kjo shumë do të rritet me 10 milionë për çdo vit që ai kalon te PSG, pra 80 milion vitin tjetër dhe 90 milion në vitin e fundit të kontratës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga