Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Detajet që duhet të dini për kundërshtarin belg të Shkëndijës

Shkruar nga NEWSPORT
Detajet që duhet të dini për kundërshtarin belg të

Ekipi belg i Gentit do të jetë kundërshtari i Shkëndijës së Tetovës në fazën e play-off të Europa League. Historia e kundërshtarit nuk të jep përshtypjen e një skuadre të frikshme, por Genti vitet e fundit është duke kaluar periudhën më të mirë në historinë e klubit.

Genti është krijuar në vitin 1900, pra ka plot 116 vjet si ekip futbolli, megjithatë titullin kampion ka arritur ta fitojë vetëm një herë, para dy sezonesh. Vitin e kaluar në Champions League skuadra bëri një paraqijte fantastike teksa arriti të kualifikohej në një grup me kundërshtarë si Lion, Zenit dhe Valencia. Në fazën e 16 më të mirave Genti u eleminua nga Volfsburg.

Gent ka fituar gjithashtu 3 herë Kupën e Belgjikës dhe 1 herë Superkupën belge.

Këtë sezon Genti e ka nisur aventurën europiane në turin e tretë kualifikues, ku u kualifikua përballë rumunëve të Vitorul Konstanta më rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Belgët u bënë të njohur sezonin e shkuar për futbollin shqiptar teksa në janar blenë nga Skënderbeu nigerianin Peter Olajinka për 1.1 milion euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga