
E ardhmja e Roberto Firminos është ende e paqartë. Brazilianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe më herët ka lajmëruar se do të largohet nga “The Reds”. Nga sa bëhet me dije Firmino do të largohet nga kampionati anglez pasi nuk do që të jetë kundërshtar me Liverpool.
Interesim për të kanë shfaqur ekipet e Milanos Inter dhe Milan. Gjithashtu dhe bardhezinjtë e Juventusit janë interesuar për sulmuesin që do të jetë i lirë me parametra zero. Por kohët e fundit është përfolur edhe një kalim i tij në La Liga.
Bëhet fjalë për tek skuadra e Real Madrid. Sipas “El Nacional” profili i 31-vjeçarit përputhet me lojën e “Los Blancos”, aq më tepër që afrimi i tij nuk do të kushtojë fare. Ai mund të jetë një partner ideal sulmi me Benzeman dhe Vinicius.