
Duket se aventura e Roberto Firminos në Arabinë Saudite është drejt fundit. Sulmuesi brazilian nuk është përshtatur siç duhet në kampionatin arab dhe në këto kushte po mendohet largimi.
Sipas “Daily Mail” me shumë gjasa braziliani do të rikthehet sërish në Europë, pasi te Al Ahli nuk është përshtatur siç duhet. Në 18 ndeshje që ka zhvilluar në kampionatin arab ia ka dalë të shënojë vetëm 3 gola.
Disa disa skuadra në Premier League do të ishin të interesuara për ta rikthyer Firminon në Angli, ku ai tregoi të gjithë potencialin e tij.
Fulham, Sheffield United, Neëcastle United e Wolverhampton Wanderers janë skuadrat që kanë shprehur interesim për huazimin e sulmuesit brazilian. 32-vjeçari është i gatshëm të largohet si huazim nga Al Ahli, pasi nuk është i kënaqur aspak me jetën në Arabinë Saudite.
Gjithsesi afati kalimtar i janarit do të tregojë edhe të ardhmen e Firminos që Anglia mbetet opsioni ideal, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të shkoj edhe në Bundesliga.