Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Dështoi katër herë për të fituar titullin, Ferrari me dorë të "hekurt" përballë drejtorit

Shkruar nga NEWSPORT
Dështoi katër herë për të fituar titullin, Ferrari me

"Scuderia Ferrarri" përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se ka larguar nga detyra drejtorin e skuadrës, Maurizio Arrivabene.

Menaxheri më i lartë i kompanisë ka bërë të ditur se vendin e tij do ta zërë Mattia Binotto, i cili që nga viti 2016 ishte udhëheqës i Departamentit Teknik.

"Pas katër vitesh përkushtimi të palodhur, Maurizio Arrivabene po largohet nga skuadra. Vendimi është marrë së bashku me menaxhimin e lartë të kompanisë pas diskutimeve të gjata në lidhje me interesat personale afatgjata të Maurizio si dhe ato të vetë ekipit. Ferrari dëshiron të falënderojë Maurizio për kontributin e tij të vlefshëm në rritjen e konkurrencës së ekipit gjatë viteve të fundit, dhe i uron atij më të mirën për përpjekjet e tij të ardhshme",- ka thënë menaxheri i Ferrarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga