
Finalja e Champions League 2022 mes Real Madrid dhe Liverpool, e fituar nga Reali me shifrat 1-0 mbahet mend si një nga më të këqijat organizuar nga vendi pritës. Pasi trazirat e shkaktuara në startin dhe fundin e saj nga turma e tifozëve sollën vonesa në startin e sfidës. Kjo ka sjellë dhe pasoja në njerëzit përgjegjës për organizimin e tyre.
Sipas SkySport raportohet se Didier Lallement do të zëvendësohet zyrtarisht si shef i policisë së Parisit të enjten, duke thënë se ai dështoi në Stade de France gjatë finales së Champions League.
Gerald Darmanin, Ministri i Brendshëm i Francës, vlerësoi Lallement për punën e tij dhe konfirmoi se ai do të zëvendësohet nga ish-ministri i brendshëm Laurent Nunez.
Poll