Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Modriç akuzohet për dëshmi të rreme, mund të dënohet me burg

Shkruar nga NEWSPORT
Modriç akuzohet për dëshmi të rreme, mund të

Prokuroria në Kroaci ka hapur një çështje kundër mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriç.

Modriç do të hetohet nga prokuroria për dëshmi të rreme në rastin e ish shefit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç.

I pandehuri kryesor në këtë rast është Zdravko Mamiç, i cili së bashku me vëllanë e tij Zoran Mamiç, akuzohen për përvetësim të më shumë se 15 milionë eurosh dhe evazion fiskal rreth 1.5 milionë euro.

31 vjeçari i Real Madridit është ftuar nga prokuroria si dëshmitar kryesor, dhe tani ai akuzhet për "kryerjen e veprës penale të dhënies së dëshmisë së rreme” më 13 qershor në një gjykatë në Kroacinë lindore.

Deklarata në fjalë nuk e prek drejtpërdrejt emrin e Modriçit, por përmend një "qytetar kroat i lindur në vitin 1985".

Ligji kroat për këtë lloj të veprës penale jep dënim me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu