
Serie A do të transmetohet në Tring, për 3 sezonet e ardhshme. Gjithçka është bërë e ditur nga gjigandi mediatik shqiptar, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kampionati italian ka qënë më parë ekskluzivitet i Digitalb, sakaq këtë edicion të gjithë të apasionuarit do mund ta ndjekin në rrjetin Tring.
"SERIA A NË SHTËPINË E KAMPIONËVE!Eventi më i madh futbollistik tashmë eksklizivisht në Tring në bashkëpunim me Over Sport!" - shkruhet në postim.
Serie A është një nga kampionatet që ka tifozët më shumtë në numër në Shqipëri. Mund të themi se ky lajm ka gëzuar të gjithë futbolldashësit, të cilët do kenë mundësi të shijojnë spektaklin e elitës italiane.
Poll