Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vështirësi në frymëmarrje, ish-i i Inter përfundon në terapi intensive

Shkruar nga NEWSPORT
Vështirësi në frymëmarrje, ish-i i Inter përfundon
Jose Mourinho dhe Massimo Moratti kur ishin pjesë e Inter

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët e intubuan për shkak të vështirësisë në frymëmarrje.

Massimo Moratti bleu Interin në vitin 1995 nga Ernesto Pellegrini, i cili u nda nga jeta së fundmi. Moratti arriti ta çojë Interin në një sukses historik në vitin 2010, duke fituar Champions League, dhe në të njëjtin sezon Serie A dhe Kupën e Italisë. Skuadra italiane gjatë presidencës së Moratti-t fitoi 16 trofe gjithsej.

Kujtojmë se Massimo Moratti në maj të këtij viti festoi 80-vjetorin dhe në festën e ditëlindjes ishin thuajse të gjithë ish-lojtarët e tij, Ronaldo, Recoba, Vieri, Pirlo dhe heronjtë e tripletës së vitit 2010.

Poll

Lexo gjithashtu