Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Veprime të përshpejtuara në merkato, Juventusi grumbullon para nga shijet... për Zhegrovën

Shkruar nga NEWSPORT
Veprime të përshpejtuara në merkato, Juventusi grumbullon para
Edon Zhegrova

Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit kalimtar të verës, por Juventusi duket se ende nuk është plotësuar. Bardhezinjve u mungojnë alternativat në repartin ofensiv dhe po punojnë ende për të nënshkruar me lojtarë të rinj.

Emrat kryesorë në listën e merkatos së Juventusit janë Edon Zhegrova dhe Randal Kolo Muani. Megjithatë, për të firmosur me sulmuesin shqiptar dhe atë francez, bardhezinjtë më parë duhet të grumbullojnë para nga shitjet e lojtarëve që nuk janë pjesë e projektit.

Tre prej tyre janë Dusan Vlahovic, Nico Gonzalez dhe Nicolo Savona. Për këtë të fundit, është raportuar një ofertë nga Nottingham me shifër 11 milionë euro, por Juventusi nuk do të dëshironte të shiste mbrojtësin pa 18 milionë euro.

Me largimin e mundshëm të Savonës drejt Premier League, Juventusi do të vepronte menjëherë për Edon Zhegrovën. Por për të arritur tek Kolo Muani, “Zonja e Vjetër” duhet të largojë gjithashtu Nico Gonzalezin dhe Vlahovic.

Poll

Lexo gjithashtu