Sulmuesi i Francës Kylian Mbappe u bë pak ditë më parë kapiteni i ri i kombëtares pas tërheqjes së Lloris dhe Varane. Ky ishte një vendim i trajnerit Deschamps megjithëse të gjithë prisnin të ishte Griezmann. Pas vendosjes si kapiten Mbappe u shpreh në një intervistë:
“Dua të jem i orientuar drejt ekipit, t’u jap të tjerëve mundësinë të shprehen. Fola me Antoine, ai u zhgënjye dhe sinqërisht është normale dhe e kuptueshme. Por unë i thashë se edhe pse jam kapiten dhe ai është zëvëndësi im, nuk jam eprori i tij në hierarki. Ai ka përvojën që më mungon, kur ai mbërriti në ekipin kombëtar unë isha ende në qendrën stërvitore. Ai është i respektuar dhe i dashur nga grupi, do të ishte turp të mos mund të përfitoja nga përvoja e tij, gëzimi i tij i gjallë. Ne do të punojmë krah për krah për të siguruar që Franca të mbretërojë në Europë dhe botë, nëse ai ka diçka për të thënë para grupit do të ulem ta dëgjoj”.