
Vedat Muriqi po kalon një formë fantastike këtë sezon në La Liga mne ekipin e Mallorca. Tetë gola në 12 paraqitje kanë zgjuar interesin e shumë klubeve për shërbimet e tij. Para disa javësh, Real Madrid e futi në listën e merkatos për zëvëndësuesin e Benzema ndërsa tashmë në garë është futur edhe madrilenët e Atletico Madrid.
Los Colchoneros janë në kërkim të një zëvëndësuesi të Matheus Cunhas i cili kaloi në Premier League te Wolves. Rrugën e daljes pritet ta ndjekë edhe Joao Felix me PSG në gjurmët e tij. Ndaj, madrilenët kanë hapur sondazhe për bomberin kosovar.
Merkato e janarit pritet të jetë e zhurmshme per Muriqin dhe klubi i Mallorcas ka vendosur çmimin prej 38 milionë eurosh.
Poll