
Apolonia do të sfidojë Lushnjen në transfertë ditë ne sotme në orën 13:00 në derbin e zjarrtë të Myzeqesë. Skuadra fierake kërkon fitoren jo vetëm për prestigj por edhe për të siguruar sa më shpejt mbijetesën me sezonin që futet në një fazë të nxehtë dhe cdo hap fals ka një peshë të madhe.
Nën drejtimin e trajnerit Doveda, ekipi ka mbyllur përgatitjet ditë ne djeshme dhe grupi është stërvitur i plotë. Rikthimet e Omerit dhe Gjatas kanë qetësuar teknikun i cili do t’i përdorë të dy si titullar sot në sfidën shumë të rëndësishme për fatet e kampionatit. Apolonia gjendet në vendin e 10-të të zonës Play-Out me 18 pikë, 1 më shumë se Lushnja në zonën e rënies.
Formacioni i mundshëm:
Apolonia (3-4-3): Harizaj; Asllanaj, Ndubuisi, Orelesi; Omeri, Shanaj, Hebeja, Khalid; Maksuti, Gjata, Umeiyego. Trajner: Veljko Dovedan