
Tirana-Partizani do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin "Selman Stërmasi", një sfidë kjo e vlefshme për javën e 31-të të Superligës.
Një derbi sërish pa "Tirona Fanatics" në stadium, çka bën që kjo supër sfidë të humbë edhe spektakël në tribuna, pasi do të jenë prezent vetëm "Ultras Guerrils", çka do të thotë se do të mungojë rivaliteti mes dy tifo-grupeve.
Për sa i përket motit, derbi do të luhet në kushte të favorshme atmosferike, ndërsa temperaturat në orarin e sfidës do të jenë 22 gradë celcius.
Tirana-Partizani do të transmetohet nga televizioni publik RTSH, por edhe nga Supersport.
Poll