Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Derbi në Champions “ÇMEND” tifozët, 1 MILION kërkesa për të mbushur “SAN SIRON”

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi në Champions “ÇMEND” tifozët, 1 MILION

E mërkurë, 10 maj. Kjo është data që po çmend tifozët nga e gjithë bota të dy klubeve milaneze, Milan e Inter. Në Champions League, dy klubet legjendare do të përplasin brirët në Derby della Madonnina për të luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Në sezonet e fundit, tifozët kanë mbushur San Siron edhe në ndeshjet me ekipet mesatare në kampionat dhe të thuash që kërkesat do të jenë të shumta për këtë sfidë nuk është ndonjë shkencë.

Në fakt do të ishte absurd të mendoje ndryshe teksa sipas raportimeve të Tuttosport, deri tani janë mbi 1 milion kërkesa për të blerë biletat e ndeshjes me çmimet që pritet të shkojnë në stratosferë. Kjo sfidë do të thyejë edhe rekordin e vendosur nga Milani me 9.1 milionë euro të fituara nga biletat në ndeshjen ndaj Tottenham.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga