
Andrien Rabiot është një nga lojtarët që me shumë gjasa do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj merkatoje vere. Për francezi interesohen disa ekipe, teksa në Angli dy skuadrat e Manchesterterit përplasin “brirët” mes tyre.
Por për t’iu vështirësuar akom më shumë këtë operacion ka menduar Barcelona. Katalanasit e shikojnë 28-vjeçarin si pjesë e projektit për sezonin e ri.
Sipas gazetarit të njohur Gerard Romero raportohet se palët kanë nisur kontaktet mes tyre dhe pista “Camp Nou” duket më e mundshme. Nëna e Rabiot Veronique ka bërë takim me drejtuesit blaugrana dhe pritet që në ditët në vijim të ketë diçka konktretë.
Poll