
Kjo javë në Premier League ka sjellë dy derbe zjarri. Pas Derbit të Londrës Veriore Arsenal – Tottenham, ku Topçinjtë fituan me rezultat 3-1, rradhën e ka qyteti i Manchesterit. “Qytetarët” presin në Etihad Stadium “Djajtë e Kuq”. Dy ekipet janë në një formë fantastike dhe në orën 15:00, garantohet spektakël.
Manchester City kërkon tre pikë për të vazhduar ndjekjen e Arsenal në krye të renditjes ndërsa United kërkon fitoren për të hyrë në zonën Champions. Objektivat sezonalë janë të ndryshëm për dy kampet por sot do të luftohet për një qëllim, fitoren.
Formacionet Zyrtare:
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Akanji, Ake, Cancelo; De Bruyne, Gundogan, Silva; Foden, Haaland, Mahrez. Trajner: Pep Guardiola
MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Malacia; McTominay, Erkisen; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford. Trajner: Erik ten Hag