
Mbrëmjen e sotme në Spanjë do të luhet edhe derbi i Madridit mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit.
“Los Blancos” dhe “Colchoneros” do të përplasin “brirët” mes tyre ëpr të siguruar fitoren, ndërsa synojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Ky takim luhet për llogaritë e çerekfinales dhe do të nisë në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa trajnerët do të luajnë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet Zyrtare:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Rudiger, Mendy; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Molina, Savic, Hermoso, Mandava; Correa, Koke, De Paul, Lemar; Griezmann, Morata. Trajner: Diego Pablo Simeone