Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi humb cilësi, 2 lojtarë i mungojnë Tiranës nga përballja e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi humb cilësi, 2 lojtarë i mungojnë Tiranës nga

Derbi i kryeqytetit nuk i gjen Partizanin dhe Tiranën në formën më të mirë të mundshme. Skuadrat janë mësuar që vitet e fundit të jenë kryefjala e futbollit shqiptar, duke u shpallur dhe kampion. Këtë sezon është Egnatia që ka bërë “ligjin”, ndërsa të kuqtë dhe bardheblutë mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të katërt.

Nga sfida e fundit, derbi ka humbur cilësi. Kjo pasi Tirana nuk ka në përbërjen e saj Dokën dhe Hasanin, që ishin lojtarë kyç për skuadrën. Doka u largua për te Ujpest, ndërsa Hasani firmosi me Rapidin e Bukureshtit.

Nëse hedhim sytë nga Partizani, vërejmë Bintsoukan dhe Maguette që janë në dyshim. Për Bintsoukan mund të thuhet se është në fazë riaftësimi, ndërsa informacioni për Maguette mungon.

Pavarësisht mungesave, derbi mbetet derbi. Takimi që ka gjithmonë vëmendjen e futbollit shqiptar, luhet të premten në orën 19:00. “Air Albania” do të presë me mijëra tifozëve si gjithmonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga