
Atletico Madrid ia doli që të eleminonte Interin nga Champions League, duke qenë spanjollët ata që kapin çerekfinalet. Skuadra madrilene triumfoi pas penalltive në sfidën e dytë, pasi të parën e kishin humbur në “San Siro”. Pikërisht prezent në mitikun e Milanos ka qenë edhe reperi i njohur Kanye West.
Ky i fundit njihet tashmë për ‘dashurinë’ që ka për Interin, madje në një album që do të publikojë së shpejti, reperi do të përfishijë edhe disa kore të tifozërise zikaltre. Por reperi nuk i ka shpëtuar ‘talljes’ nga ana e Memphis Depay. Sulmuesi holandez i Atleticos shkruan se reperi ka gabuar kur ka zgjedhur skuadrën që do të mbështesë.
“Ej Kanye, zgjodhe skuadrën e gabuar. Ne jemi Atletico Madrid, tani bëj një këngë me koret e stadiumit tonë dhe bashkohe me familjen tonë të Pumas, të përshëndes me dashuri vëlla”, shkruan në Instagram sulmuesi holandez.