
Skuadra e Philadelphia ka arritur që të fitojë ndeshjen e dytë në Toronto Raptors me rezultatin e ngushtë 89-94. Tashmë seritë janë të barazuara në 1-1 dhe 2 ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Philadelphias, atje ku vendasit do të kërkojnë dy fitore për të marrë një avantazh të madh për kualifikimin në fazën e fundit të divizionit në perëndim.
Në ndeshjen tjetër të natës, Denver Nuggets priti në shtëpi skuadrën e Portland Trail Blazzers. Vendasit ishin më të mirë në pjesën e dytë dhe arritën që të marrin një fitore të rëndësishme me rezultatin 121-113.
Sot do të luhet ndeshja e dytë midis Milëaukee Bucks dhe Boston Celtics me Milëaukeee që do të kërkojë një fitore për të barazuar seritë në 1-1 ndërsa nga ana tjetër Boston do të kërkojë që të marrë një avantazh të madh për kualifikimin duke fituar në shtëpinë e Milëaukee. Pritet që takimi të jetë tejet emocionues.