
Gjykata spanjolle ka dënuar me 3 vite burg trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho për fshehjen e taksave, duke i shkaktuar shteti një dëm ekonomik prej 3,3 milion eurosh. Lajmi është konfirmuar nga "Mundo Deportivo". Mirëpo në lidhje me këtë çështje portugezi ka reaguar, duke paguar shumën në fjalë, ose më saktë 60% të dëmit, që shkon deri në 1,98 milion euro, raporton e përditshmja spanjolle.
Megjithatë, tekniku nuk është i pari që nuk paguan taksat, pasi para tij të njëjtin veprim kanë bërë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Poll