
Ergys Kaçe nuk i ka nisur në mënyrën e duhur përgatitjet për sezonin e ri në kampionatin grek. Mesfushori i Panathinaikos në Athinë ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë, që e ka detyruar të ndërpresë seancat stërvitore për disa kohë.
Mediat greke theksojnë se lojtari shqiptar do të duhet të qëndrojë pushim për të paktën 10 ditë, në mënyrë që të rekuperohet plotësisht nda ky dëmtim. Kaçe konsiderohet gjerësisht nga tifozeria e klubit të njohur grek si një nga shtyllat e ekipit për sezonin e ri.
Poll