Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superkupa e EUROPË-s, delegacioni i UEFA-s mbikëqyr "Arenën Kombëtare"

Shkruar nga NEWSPORT
Superkupa e EUROPË-s, delegacioni i UEFA-s mbikëqyr "Arenën

Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve të impiantit "Arena Kombëtare". Drejtori i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre ishte prezent në këtë inspektim dhe pa nga afër volumin e deritanishëm të punëve, në kantier.

Në shoqërinë e arkitektit të kësaj vepre Marco Casamonti, dhe anëtarit të KE, të FSHF-së, Arben Dervishi, z.Favre ka ndjekur në sektorë të ndryshëm edhe punimet e deritanishme duke u njohur edhe me informacionet e vazhdueshme nga arkitekti, të punës së deritanishme të kryer për këtë impiant, volumi për secilin sektor, hapat e deritanishëm, çfarë është në proçes dhe çfarë ka mbetur pa kryer.

Z.Favre' iu përgjigj më pas edhe interesimit të medias prezente në objekt, teksa më parë u njoh edhe me projektin e Shtëpisë së re të Futbollit, punimet e së cilës kanë nisur në muajin janar.

"Arena Kombëtare" është gjithashtu kandidate për të zhvilluar finalen e Superkupës së Europës. I pyetur rreth kësaj teme, Favre tha se do të ketë shumë konkurencë.

"Finalja e Superkupës së Europës? Është një prej stadiumeve kandidate. Është një impiant i rëndësishëm dhe një stadium i bukur, por konkurenca është e fortë", ka thënë Favre.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga