
Serbi Ramos është një nga lojtarët që i mbaron kontrata me PSG-në në fund të këtij sezonit. Drejtuesit duket se janë bindur për spanjollin dhe po mendojnë t’i ofrojnë rinovimin e kontratës.
Deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje për rinovimin, por tashmë sipas mediave franceze, kampionët e Ligue 1 kanë nisur të lëvizin “gurët” për këtë.
Ramos ka luajtur 24 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, ndërsa në Champions League mbetemi në kuotën e 8 paraqitjeve. Në Kupën e Francës, spanjolli ka zbritur në fushë 3 herë.
Poll