Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Deklaroi largimin nga futbolli profesionist, Lavezzi mund të ndryshojë mendje pas ofertës së re

Shkruar nga NEWSPORT
Deklaroi largimin nga futbolli profesionist, Lavezzi mund të ndryshojë

Ezequiel Lavezzi ka vendosur t'I thojë "STOP" me futbollin e luajtur. Sulmuesi argjentinas deklaroi ditën e djeshme largimin nga futbolli prefesionist pas ndeshjes Edei Fortune-Guangzhu Evergrande e mbyllur me rezultatin 1-3 dhe goli I vetëm për skuadrën vendase u shënua pikërisht nga argjentinasi.

Një lajm I tillë bëri xhiron e botës ditën e djeshme, por nuk ka bindur klubin e Rosarios Central në Argjentinë, skuadra e cila Lavezzi bën tifoz gjithmonë pasi është skuadra e qytetit të tij.

Zv-presidenti i Rosarios, Ricardi Carloni ka folur për mediat argjentinase se shpreson të bind sulmuesi të luajë për një sezon me skuadrën e tij.

"Jemi në kontakt të vazhdueshme me agjentin e tij dhe do të bëjmë një ofertë për të. Nuk mund t'I japim atij njësoj pagë që merrte në Kinë, por Lavezzi ka një raport special me Rosario Central", u shpreh zv/presidenti I klubit argjentinas.

Lavezzi ka lindur në Rosario, por nuk ka luajtur kurrë për ekipin e qytetit të tij. A do të jetë momenti I duhur për ta bërë? Një gjë e tillë ngelet për t'u parë edhe pse vetë lojtari ka deklaruar largimin nga futbolli prefesionist.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga