Karlo Ançeloti përjashton Bajernin e Mynihut nga gara për të marrë Marko Veratin.
Përpara ndeshjes kundër Fraiburgut, trajneri italian foli edhe për interesimin e mundshëm të Bajernit për mesfushorin e PSG-së.
“Nuk ekziston asnjë mundësi që të blejmë Veratin. Ai preferon të qëndrojë në Paris. E njoh shumë mirë. Është një futbollist shumë i fortë.
Por, di edhe që dëshiron të qëndrojë te PSG, madje për shumë kohë.
Nuk kam pasur kontakte gjatë tre muajve të fundit, madje asnjë telefonatë nuk kemi shkëmbyer. Nuk do të vijë në Mynih. Harrojeni Veratin!”, tha Ançeloti duke hidhëruar jo pak tifozët e Bajernit që do ta prisnin me krahë hapur mesfushorin italian.
[caption id="attachment_73848" align="alignnone" width="810"] Marko Verati ne dyluftim me Aleksis Sançez, PSG-Arsenal[/caption]