
Lionel Messi shënoi një hattrick fantastik dje kundër Seviljes, duke e dërguar në 25 numrin e golave në La Liga. Këto shifra, deri më tani, e mbajnë atë në krye të renditjes së më të mirëve evropianë në garën për Këpucën e Artë Europiane, në kuotën e 50 pikëve.
Superstari argjentinas është në krye të renditjes,
pasuar nga talenti francez Kylian Mbappe, i cili golin e fundit e shënoi kundër
Nimes dhe arriti në kuotën e 22 golave në Ligue 1.
Podiumi kompletohet nga Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 19 gola në Serie A
për Juventusin deri tani këtë sezon, ndjekur nga Krzysztof Piatek me 18 gola.
Lionel Messi e ka fituar pesë herë Këpucën e Artë Europiane, një rekord historik për botën e futbollit. Por argjentinasi dëshiron të shtojë një trofe tjetër individual në koleksionin e tij tashmë madhështor.