Memphis Depay u transferua nga Barcelona te Atletico Madrid gjatë merkatos së janarit, teksa ditën e djeshme ka bërë edhe debutimin me fanelën e “Los Cholchoneros”, teksa madrilenët fituan 3-0 naj Real Valladolid.
Holandezi tregoi edhe emocionet e para si lojtar i Atleticos, ndërsa theksoi edhe si vendosi t’i bashkohet Diego Simeones.
“Gjithçka ka shkuar mirë. Kam pasur një bisedë të mirë me trajnerin Diego Simeone dhe jam i etur të tregoj se çfarë mund të bëj. Është një klub shumë i madh, me një histori mbresëlënëse. Kam dëgjuar shumë histori të mira prej tyre. Ata donin që unë të isha këtu. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme në vendimin tim për të ardhur.
Gjëja më e rëndësishme është se Simeone dëshiron që unë të ndihem si në shtëpinë time. Kjo më emocionon. Ai njihet për pasionin e tij për klubin dhe tani ai dëshiron që unë të jem gati sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai më pëlqente kur isha në Lyon.
Griezman më tha shumë gjëra të mira. Njerëzit janë të mirë, por të jem i sinqertë, kjo nuk ishte një surprizë. Ata më kanë pritur me krahë hapur dhe tani dua të filloj dhe të luaj me ekipin sa me shpejt që është e mundur”, përfundoi holandezi.