Lionel Messi zgjodhi Inter Miamin për të vazhduar karrierën e tij futbollistike. Të gjithë në Amerikë po presin me padurim debutimin e argjnetinasit.
Për të shuajtur kuriozitetin e tifozëve ka menduar një nga pronarët e klubit, Jorge Mas, i cili ka zbuluar datën kur kampioni i botës do të debutojë me fanelën e Inter Miamit.
Do të jetë data 21 korrik ndaj Cruz Azul, një sfidë për Kupën e Ligës, kompeticion ky që bën bashkë skuadrat nga MLS dhe liga meksikane. Kjo përballje do të zhvillohet në “DRV PNK” në Fort Lauderdale e cila do të jetë shtëpia e përkohshme e skuadrës amerikane.
Poll