Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Debutim me fitore me Gjermaninë, BERISHA realizon ëndrrën

Shkruar nga NEWSPORT
Debutim me fitore me Gjermaninë, BERISHA realizon ëndrrën

Lojtari kosovar Mërgim Berisha ka debutuar sot me kombëtaren e Gjermanisë. Panzerat zhvilluan një ndeshje miqësore ndaj Perusë të cilën e fituan 2-0. Të dyja golat u shënuan nga Fulkrug. Në minutën e 75’ ishte pikërisht Fulkrug që i la vendin në fushën e lojës Mërgim Berishës.

Shqiptari nga Kosova luajti një çerek ore lojë me kombëtaren gjermane të drejtuar nga Hansi Flick. Berisha luan me Augsburg në Bundesligë por kartonin e tij e ka në pronësi Fenerbahche. Ai gjithmonë ka pasur ëndërr të luajë me 4 herë kampionët e botës dhe sot Flick ia plotësoi atë. Berisha vjen nga një familje nga Kosova e cila ka emigruar vite më parë në Gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga