
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Mathijs De Ligt foli në konferencën për shtyp përpara çerekfinales së Champions kundër Manchester City.
Bavarezët do të luajnë nesër ndeshjen e parë në Angli ndaj ekipit të Guardiolës. De Ligt do të ketë një duel mjaft të fortë me sulmuesin e “The Citizens” Erling Haaland.
“Është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe është në formën të shkëlqyer”, shprehet De Ligt. “Duhet të fokusohemi në detyrat tona, të shohim si mund ta ndalojmë së bashku si ekip. Haaland është lojtar i madh por pa ndihmën e shokëve të ekipit është e vështirë edhe për të të bëjë dëme, për këtë nevojitet një performancë e mirë e ekipit”.
Poll