
Charles De Ketelaere pritet të jetë blerja më e re e Milan. Lojtari është parë ditën e sotme në Milano. Mesa duket historia e gjatë e kësaj vere do të ketë një fund të lumtur. Milan do të ketë në organikën e saj shërbimet e lojtarit belg. Shifra që do të duhet të paguaj Milan në arkën e Club Brugge përflitet të arrij në afro 32 milionë euro.
Lojtari me tipare sulmuese i cili është aktivizuar si mesfushor qendre është një prodhim 100% i akademisë të Club Brugge. Ai ka një total prej 90 ndeshjesh të luajtura me ekipin e parë ku ka arritur të shënoj 19 gola. Sezonin që lamë pas ai arriti ta mbyllë me 14 gola të shënuar në 29 ndeshje.
CDK-DAY: IDONEITÀ SPORTIVA 🔛
— Christian Pradelli (@c_pradelli) August 2, 2022
Charles De Ketelaere ha raggiunto poco fa il Centro Ambrosiano di medicina dello Sport dove otterrà il certificato d’idoneità sportiva 🔜
Poi la firma sul contratto a Casa Milan ✍🏼@MilanPress_it #DeKetelaere #Milan #milanpress pic.twitter.com/EoekAd2PYb