
De Jong ka mbyllur aventurën e tij me Ajax me trofeun e kampionatit. Mesfushori holandez do të transferoet te Barcelona dhe kjo tashmë është zyrtare. Por, nëse De Jong ka zgjedhur të ardhmen e tij, kapiteni De Ligt nuk ka vendosur ende. Lidhur më këtë gjë ka folur dhe mesfushori duke e ftur të luajë në Barcelonë.
"Nuk e di se çfarë do të bëjë De Ligt. Vendimi i takon atij, por do të ishte bukur nëse bashkohemi së bashku. Do të ishte bukur nëse Barcelona do të transferonte një lojtar të madh për të ardhmen. Numri i fanelës? Nuk e di akoma, por emri do të jetë "De Jong". Nuk mund të premtoj që do të kthehem te Ajax sepse të ardhmes nuk i dihet, por unë e adhuroj Ajaxin dhe është një klub fantastik", u shpreh De Jong.