
Kevin De Bruyne ka munguar ditën e djeshme ndaj Fulham ku skuadra e tij fitoj me rezultatin 2-1. Belgu u dëmtua në ndeshjen ndaj Arsenal dhe nuk ka udhëtuar me ekipin e tij për ndeshjen e javës së 33-të në Londrën Perëndimore kjo ka bërë të ngrihen dyshime për gjendjen shëndetesore të lojtarit.
Mesfushori rrezikon të mungojë edhe në Champions League ndaj Realit ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen që luhet të martën e 09 majit. Kjo shton “dhimbjet e kokës” te anglezët, pasi De Bruyne është një nga liderit e padiskutueshëm të citizenëve.
Për situatën e 31-vjeçarit ka folur vetë trajneri Pep Guardiola për “Sky Sport”.
“Kevin de Bruyne nuk ishte me skuadrën pasi nuk ndihej mirë. Ai ka disa dëmtime dhe nuk ka mundur të udhëtojë.
Kur pritet të jetë gati? Jo, nuk e di”, ka thënë shkurtimisht tekniku spanjoll.