Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

De Biasi s’ndan Sylvinhon dhe Rejan, ish-trajneri kuqezi flet për Kombëtaren e Shqipërisë (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
De Biasi s’ndan Sylvinhon dhe Rejan, ish-trajneri kuqezi flet për

Gianni De Biasi ka folur në lidhje të drejtpërdrejt për Euroneës, ku ka prekur disa çështje. Fillimisht u ndal te pengu, që nuk përfshiu Berat Gjimshitin në listën e Euro2016.

“Nga 2016 deri sot kanë kaluar 7 vjet, secili lojtar ka marrë shumë eksperiencë. Isha unë që e sinjalizova të shkonte te Atalanta. Më vjen keq që e lashë jashtë në 2016, por nuk kishte luajtur shumë. Miku im që ishte drejtor i Atalantës, tha nëse nuk e vendosni në lojë si do ta merrni. Por pati debat në europian. U përpoqa të merrja ata që ishin më mirë dhe kishin luajtur më shumë në ndeshjet më përpara”, u shpreh De Biasi.

Duhet të kemi parasysh se Gjimshiti sot ka 29 vjeç, atëherë ishte vetëm 22. Djalë i ri me eksperiencë. Në Itali kishte shkuar si fillestar. Sot është lojtar i afirmuar që ka treguar cilësitë e tij. Ta krahasosh me 7 vite më parë është diçka komplet tjetër”, u shpreh De Biasi.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare e ka lënë derën të hapur për një kalim te Kosova, teksa ka treguar se nuk është kontaktuar deri tani.

“Duke qenë se Presidenti i Federatës e di numrin tim të telefonit sepse në të kaluarën kemi kontaktuar shpesh, do isha i nderuar të bëja të njëjtat gjëra si me Shqipërinë. Kosova ka shumë cilësi dhe besoj janë kushtet për të punuar mirë. Gjithçka varet dhe nga fakti i përbërjes së grupit. Duhet ngritja e një grupi kompakt, arritja e objektivave është e mundur”, u shpreh

-A je kontaktuar nga drejtuesit e FFK?

“Momentalisht jo nuk jam kontaktuar”.

Më tej i pyetur për Sylvinhon dhe Rejan, ai nuk bëri një ndarje përderisa dhe nuk i ka ndjekur të dy.

-Çfarë bëri Silvinho që nuk e bëri Reja?

“Është e vështirë për t’u vlerësuar. Nuk kam parë si kanë punuar Sylvinho apo Reja, s’kam qenë i pranishëm. Është e vështirë të them pse Reja nuk ia doli dhe Sylvinho po. Shqipëria mund të ketë shanse për të kaluar grupin, shpresoj në 2 dhjetor të mbahet short pozitiv. Shqipëria ka luajtur në grupe të vështira me Serbinë, Italinë dhe Spanjën. Ia uroj me gjithë zemër të kalojë fazën e grupeve”.

-Mendoni ju se Kombëtarja ka kapacitetet?

"Në teori mund të përballet me Italinë dhe kjo do ishte sfidë e vështirë. Nëse ka fatin e keq të përballet me skuadër si Franca apo Anglia, do e ketë të vështirë. Përsëris se para se të mbyllet Europiani, gjithçka që do të bëjë do të jetë sukses. Shqipëria ka lojtarët kryesorë, ka grup djemsh që merren vesh mirë. Kemi Armand Dukën që është zëvendës i UEFA-s".

Më tej De Biasi u tregua i rezervuar për Armando Brojën, por shtoi se të gjithë mund të japin kontributin e tyre.

“Unë Brojën e njoh në fushë, jo si person. Kur formon grupin, duhet të bësh grup që të luash futboll po dhe të mendosh. Të bësh skuadrën. Lojtarë që nuk luajnë dhe rrijnë në stol, nuk është ambienti i duhur. Për të gjithë vjen një moment kur mund të japin kontributin e tyre. Kjo është rruga që duhet ndjekur për skuadër të fortë”, tha De Biasi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga