
Alphonso Davies është gjithnjë e më larg Bayernit dhe destinacioni i ri i 23-vjeçarit kanadez pritet të jetë Real Madrid. Edhe pse verë do edhe disa muaj që të vijë dhe të hapet merkato, bavarezët janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin.
Mbrojtësi i majtë i piketuar nga rekordmenët gjermanë është Andrew Robertson. Skocezi që aktualisht luan me Liverpool është një objektiv serioz për bavarezët, me këta të fundit që pritet të vihen në lëvizje në orët e ardhshme, pasi interesimi i tyre duket të jetë konkret.
29-vjeçari shihet është në kontratë me “The Reds” deri në vitin 2026, teksa në rast se vendos të largohet, Bayerni do të duhet të paguajë rreth 35-40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë.
Bayern Munich po shqyrton edhe opsione të tjera si Theo Hernandez i Milanit, por si fillim mesa duket do të tentojë “yllin” e Liverpool.