Diego Simeone po luan sezonin e tij të fundit në krye të Atletico Madrid. Palët në qershor pritet të ndajnë rrugët mes tyre duke i dhënë fund kështu edhe “historisë së dashurisë” prej 12 vitesh.
Sipas “El Chinguito” raportohet se gjithçka ka marrë fund mes palëve, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi, por gjithsesi tekniku argjentinas do të vazhdojë të drejtojë “Lo Colchoneros” deri në mbyllje të këtij sezoni.
Gjatë kësaj periudhe Simenone ka fituar 2 La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit, ndërsa ka rrëmbyer 2 trofe të Europa League dhe një Superkupë të Europës.
Poll