Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Dashuria e vjetër e Klodiana Shalës, sot krah Luiza Gegës: Ajo vinte në shtëpinë tonë…

Shkruar nga NEWSPORT
Dashuria e vjetër e Klodiana Shalës, sot krah Luiza Gegës: Ajo

Ish-atletja e njohur Klodiana Shala ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe për dashurinë e saj të vjetër.

Shala gjithmonë e ka mbajtur të mbyllur “hermetikisht” jetën e saj private, por së fundmi ka vendosur të hapë zemrën e saj.

Teksa ishte e ftuar në “Se Luan Topi”, ajo ka zbuluar se partneri me të cilin ka qëndruar që nga mosha 18-vjeçare e deri 33 vjeç tashmë është parteri i Luiza Gegës.

Ish-atletja ka treguar se periudha e ndarjes me të ishte një ndër periudhat e saj më të vështira madje tronditëse pasi kjo marrëdhënie e kishte lënduar shumë.

Shala nuk ka lënë pa përmendur edhe partneren aktuale të ish-it të saj Luiza Gegën ku ka thënë se e uron sa herë merr medalje, pasi Luizën e kishte “rritur” vetë, sepse edhe Luiza si shumë sportistë të tjerë shkonte në shtëpinë e saj.

“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës.

I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë.

Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”, rrëfeu Shala.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga